Rreth nesh

Puto, Topi & Partners është studio ligjore shqiptare, që vepron me vendosmëri në një mjedis ekonomiko shoqëror gjithmonë në ndryshim duke ofruar zgjidhjet më të mira ligjore në interes të klientëve të saj.

Të zhvillosh biznesin në Shqipëri do të thotë të mbështetesh në një organizim ligjor të përshtatshëm për të realizuar sistemin më avantazhues në mbrojtje të aktivitetit të klientit dhe në mbajtjen e marrëdhënieve të shëndosha me autoritetet shqiptare.

Avokatë profesionistë, me motivim të thellë dhe njohuri të gjëra të legjislacionit dhe realitetit shqiptar, do të gjenden menjëherë pranë Jush, të aftë për të ofruar zgjidhjet më të përshtatshme. Anëtarët e zyrës jo vetëm kanë njohuri të gjera të të drejtës ndërkombëtare, por veprojnë në bashkëpunim të ngushtë më disa firma ligjore të huaja.

Anëtarët e Puto, Topi & Partners do të jenë në dispozicionin Tuaj në çdo moment që Ju do të keni nevojë, duke Ju ofruar shërbimet më të mira ligjore në një kohë sa më të shpejtë.

Për një prezantim më të detajuar mund të konsultoni zërin “Ekspertiza” nga menuja me siper.