Ekspertiza
E ardhmja e kompanisë, e biznesit, e organizatës është e lidhur shumë ngushtë me probleme ligjore. Bota, biznesi, teknologjia por edhe ligjet ndryshojnë vazhdimisht. Zhvillimit të shoqërisë dhe legjislacionit mund t’i paraprihet vetëm nëse zgjidhet një studio ligjore serioze dhe e besueshme, në mënyrë që të shmanget zgjidhja e konflikteve në gjykatë dhe për pasojë do të kihen më pak shpenzime.
Misioni i “PUTO, TOPI & PARTNERS” është dhënia e konsulencës me profesionalizëm dhe përkushtim në çdo moment që klientët e kërkojnë. Përkushtimi qëndron në mos heqjen dorë deri sa t’i jepet zgjidhje problemit, në mënyrë që të ofrohet asistenca më e mirë juridike për një kosto të pranueshme. Shërbimet e saj jepen ndaj një numri të madh klientësh, kryesisht kompani dhe organizata të huaja dhe vendase, numri i të cilave rritet çdo ditë. Zyra kryen shërbimet e saj në fusha të larmishme të praktikës juridike me avokatë të specializuar dhe më konkretisht:
E drejtë tregtare, kontrata dhe administrimi i Korporatave
- Konsulencë në themelimin e shoqërive tregtare, përgatitjen e akteve të themelimit, regjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe pranë organeve të tjera të administratës shtetërore.
- Konsulencë për administrimin e shoqërive, ndryshimet statutore, marrëdhëniet midis ortakëve, shitblerje të aksioneve dhe kuotave të shoqërisë, etj.
- Konsulencë në lidhjen e kontratave të të giitha llojeve si: shitja; shkëmbimi; dhurimi; furnizimi; enfiteoza; qeraje, qeraje për: pasuritë e paluajtshme me natyrë bujqësore, për sendet prodhuese dhe financiare (leasing); sipërmarrje; transporti (sendeve dhe personave); huapërdorje, porosie, komisioni, spedicioni (dërgesa); agjencie; kalimi i pasurisë kreditorëve; ndërmjetësimi; depozita; llogari rrjedhëse; kontratat banakare; huaje; franchising; renta jetore; sigurimi, etj.
- Shërbime të linçensimit pranë Qendrës Kombëtare të Linçensimit dhe organeve të tjera administrative.
- Marrëdhënie me Autoritetin për Mbrojtjen e Konkurrencës, konsulencë për legjislacionin antitrust, bashkimet e ndërmarrjeve, konsorciumet, etj
- Ndërmjetësimi për investime dhe krijimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit me shoqëri të tjera tregtare në Shqipëri dhe jashtë saj.
Pasuri të paluajtshme
- Verifikim dhe regjistrim të pasurive të paluajtshme pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
- Ndërmjetësim në shitblerjen e pasurive të paluajtshme
- Ndjekje e procedurave ligjore për investime në pasuri të paluajtshme
- Procedura për përdorimin e tokës, marrjes me qera, shfrytëzimin, servitutet etj.
E Drejta Administrative
Ne kemi eksperiencë të gjërë në zgjidhjen e problemeve në të drejtën administrative duke përfaqësuar kompani të ndryshme që operojnë brenda dhe jashtë vendit, me zgjidhjen në rrugë administrative të problemeve të biznesit të tyre.
- Shërbime të konsulencës në komunikim dhe ndërveprim me organet e adiministratës shtetërore
- Asistim dhe përpilim i dokumentacionit për pjesëmarrje në tendera, propozimin dhe përgatitjen e konçensioneve, marrjen e lejeve, etj.
- Ankimime administrative në organet kompetente administrative.
- Kontratat me organet e administratës shtetërore.
- Marrëdhëniet me organet e pushtetit vendor.
- Marrëdhëniet me zyrat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore.
- Ndjekje e cështjeve të punësimit në administratën publike, proceset para Komisionit të Shërbimit Civil dhe gjykatave.
Pronësia Intelektuale
Studio e Avokatisë, ofron shërbim të kualifikuar në këtë drejtim jo vetëm në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin e markave tregtare ose patentave pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, por dhe në përfaqësimin e markave dhe mbrojten e tyre ndaj cdo lloj abuzimi në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu pjesëtarët e studios kanë një eksperiencë të gjërë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe realizon regjistrimin e veprave pranë Zyrës Shqiptare për Mbrojtjen e të Drejtës së Autorit dhe në përgjithësi ndërmjetëson në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me këtë zyrë.
Cështje të Emigracionit
Studio merr përsipër ndjekjen e të gjitha praktikave që kanë të bëjnë me lejet e qëndrimit dhe të punës për shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, ndjek procedurat e marrjes së nënshtetësisë shqiptare dhe ndërmjetëson në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me organet kompetente shtetërore.
E Drejta e Punës
Studio e Avokatisë ofron shërbime në fushën e së drejtës së punës, hartim i kontratave të punës, proceset gjyqësore mbi largimin nga puna, marrëdhëniet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Konsulenca për shërbime të tilla, firma ka ofruar për klientët e saj që bëjnë pjesë në komunitetin e biznesit në Shqipëri, si dhe për Organizata dhe Institucione të ndryshme ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.
E Drejta Bankare
Studio ofron konsulencë në praktikën e biznesit bankar, si linçensimi, hartimi i dokumentave për kredi etj. Ajo ka pasur sukses në zgjidhjen e konflikteve në fushën e pronësisë dhe biznesit bankar, duke realizuar përfaqësim profesional në gjykatë dhe në organe të tjera administrative.
E Drejta Financiare
Ne ofrojmë një shërbim të kualifikuar në fushën e legjislacionit tatimor. Studio merret rregullisht me zgjidhjen e problemeve tatimore (fiskale) të klientëve të saj, jo vetëm në rrugë gjyqësore, por edhe në atë administrative. Ne ofrojmë konsulencë mbi sistemin tatimor dhe doganor në Republikën e Shqipërisë, si dhe ndërmjetësojmë në zgjidhjen konsensuale të konflikteve dhe në përpilimin e ankimimeve ndaj vendimeve të organeve tatimore dhe doganore.
Njohja dhe ekzekutimi i vendimeve të gjykatave të huaja
Studio e Avokatisë, ka trajtuar disa raste për ekzekutimin e vendimeve të gjykatave të huaja në nga sistemi i brendshëm shqiptar.
Mbrojtja e cështjeve në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg
Pjesëtarët e studios kanë një eksperiencë të gjërë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nivel europian dhe eksperienca fituese pranë Gjykatës së Strasburgut.
E Drejta Mjedisore
Avokatët e firmës kanë një eksperiencë të gjërë konsulence në fushën e mjedisit dhe në realizimin e projekteve me impakt ambiental dhe në shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe turistike në Shqipëri. Studio merret në vecanti me aktivitetet e licensimit mjedisor dhe përshtatshmërinë e cdo investimi me politikat dhe legjislacionin mjedisor.
Sigurimet
Firma ofron konsulencat e duhura në fushën e sigurimeve duke ndërmjetësuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe në hartimin e kontratave të sigurimit me shoqëritë e sigurimeve.
E drejta Familjare
Ne ofrojmë konsulecë dhe përgatisim dokumentacionin e nevojshëm si dhe realizojmë mbrojtjen në Gjykatë përcështje që kanë të bëjnë me:
- Zgjidhje martese dhe përfaqësim pranë organeve gjyqësore;
- Ndarjen e pasurisë së përbashkët;
- Detyrimet ndaj fëmijës brenda dhe jashtë Shqipërisë;
- Njohjen e atësisë ose amësisë.
Organizata
Studio ka një eksperiencë të gjërë në cështjet e krijimit, organizimit dhe veprimtarisë së Organizatave në Republikën e Shqipërisë dhe të marrëdhënieve të tyre me organet e administratës dhe me donatorët.
