Anëtarët e Studios
Avokat: Z. Kujtim Puto
Lindur në Gjirokastër më 21 Korrik 1949. Liçensuar si avokat në vitin 1992.
Formimi:
- Diplomë në Juridik – Universiteti i Tiranës 1971.
- Gjykatës dhe Kryetar i Gjykatës së Rrethit në Gjirokastër, Kavajë, Durrës 1972 - 1981.
- Këshilltar Ligjor dhe Drejtor i Drejtorisë së Ligjshmërisë pranë Kuvendit të Shqipërisë.
- Anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë 1998 - 2010.
- Lektor i të Drejtës Kushtetuese pranë Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës.
Gjuhë të huaja:
Frëngjisht dhe Rusisht
Fusha të Ekspertizës:
E Drejta Kushtetuese, E Drejta Civile dhe Tregtare, Proçedurë Civile dhe e Drejtë Familjare.
Avokat: Z. Erald Topi
Lindur në Tiranë më 12 Janar 1983. Liçensuar si avokat në vitin 2006.
Formimi:
- Diplomë në Juridik-Universiteti i Tiranës 2005.
- Master në të Drejtë Civile – Universiteti i Tiranës.
- Lektor i të Drejtës Civile pranë Fakultetit të Drjetësisë së Universitetit të Tiranës.
Gjuhë të huaja:
Anglisht, Frengjisht dhe Italisht.
Fusha të Ekspertizës:
E Drejta Civile dhe Tregtare; E Drejtë Financiare dhe Korporatat; Prona të paluajtshme; E Drejtë Bankare dhe Sigurimet.
Avokat: Z. Erlir Puto
Lindur në Kavajë më 11 Qershor 1980. Liçensuar si avokat në vitin 2007.
Formimi:
- Diplomuar në Juridik - Universiteti Shtetëror i Milanos. (Shkëlqyeshëm)
- Magjistër në Ligj – Shkolla e Specializimit për Profesionet Ligjore në Universitetin Shtetëror të Milanos
- Asistent në Gjykatës e Shkallës së Parë në Milano (Seksioni i Falimentimit) si dhe pranë Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit dhe në Gjykatën Administrative në Milano.
- Lektor i të Drejtës Administrative dhe Kushtetuese pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Gjuhë të huaja:
Anglisht, Italisht dhe Frengjisht.
Fusha të Ekspertizës:
E Drejtë Administrative, E Drejtë Kushtetuese, E Drejtë Tregtare dhe Falimentimi; E Drejtë Financiare dhe Korporatave; Pronësi Intelektuale, E Drejtë e Punës.
Avokate: Dr. Serena Giordano
Lindur në Raguza (Itali) më 24 Nëntor 1980. Liçensuar si Avokate në vitin 2007 (Itali).
Formimi:
- Diplomuar në Juridik – Universiteti Shtetëror i Milanos (Magna cum Laude).
- PhD në të Drejtën Ndërkombëtare – Universiteti Shtetëror i Milanos, “Rastet e Gjenocidit në ligjin penal ndërkombëtar”.
- Master në të Drejtat e Njeriut dhe në Drejtë Penale, Universiteti Queen i Belfastit, Mbretëria e Bashkuar dhe Universiteti i Irlandës, Galway.
- Programi i Studimeve mbi Gjenocidin –Qendra MacMillan për Studimet Ndërkombëtare e Krahinore, Universiteti i Yale, SH.B.A.
Gjuhët e huaja:
Italisht, Anglisht, Spanjisht dhe Frengjisht.
Fusha e Ekspertizës:
E Drejtë Ndërkombëtare dhe të Drejtat e Njeriut, E Drejtë Private Ndërkombëtare, E Drejtë Evropiane dhe Italiane.
As. Avokat: Z. Alban Duraj
Lindur në Berat më 20 Qershor 1987.
Formimi:
- Diplomuar në Juridik – Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Universitas Fabrefacta Optime 2009.
- Master në Shkenca Administrative: Universiteti Universitas Fabrefacta Optime 2011 (në vazhdim).
Gjuhët e huaja:
Anglisht dhe Italisht.
Fushat e Ekspertizës:
E Drejtë Administrative, E Drejtë Familjare, E Drejtë e Punës, E Drejtë e Emigracionit dhe Liçensimit.
